E drejta e shlyerjes

Çdo qytetarë ka të drejtë të kërkon shlyerjen e të dhënave personale nga kontrolluesi.

Për të realizuar këtë të drejtë duhet të parashtroni kërkesë te kontrolluesi i. Nuk ekziston formular i posaçëm si duhet të duket kjo kërkesë, por me e dëshiruar është që përveç të dhënave tuaja personale t’i theksoni edhe të dhënat personale të cilët dëshironi ti shlyeni, që i udhëheq kontrolluesi.

Kontrolluesi ka për obligim t’i shlyejë të dhënat personale në afat prej 30 ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për shlyerje, nëse është plotësuar një nga kushtet si vijojnë:

– të dhënat personale nuk janë të nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose përpunuar në mënyrë tjetër;

–  subjekti i të dhënave personale e tërheq pëlqimin e vet mbi të cilin bazohet përpunimi i të dhënave;

–  subjekti i të dhënave personale paraqet kundërshtim të përpunimit;

–  të dhënat personale kanë qenë të përpunuara në mënyrë të paligjshme;

–  të dhënat personale duhet të shlyhen me qëllim të respektimit të obligimit të përcaktuar me ligjin i cili ka të bëjë me kontrollorin;

–  të dhënat personale janë grumbulluar në lidhje me ofertën e shërbimeve të shoqërisë informatike.

Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. Ju mund t’i përdorni ato si deshmi në rast të procesit në gjykatë ose nëse parashtroni kërkesë në Agjenci.

Kjo e drejtë nuk është absolute dhe zbatohet vetëm në rrethana të caktuara:

  • kur të dhënat personale nuk nevojiten më;
  • kur keni tërhequr pëlqimin mbi të cilin bazohet përpunimi/ keni paraqitur një kundërshtim për përpunimin;
  • kur kontrolluesi përpunon të dhënat personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë;
  • në rast të përpunimit të paligjshëm;
  • në rastin e një detyrimi të përcaktuar me ligj; dhe
  • kur të dhënat personale mblidhen për të ofruar shërbime informacioni.

Shembull:

Një klinikë merr një kërkesë nga një ish-pacient për të fshirë të gjitha të dhënat personale që lidhen me të, megjithatë, sigurimi i përgjegjësisë së klinikës kërkon që ajo të mbajë të dhënat e pacientit.

Klinika mund të refuzojë kërkesën për fshirjen e të dhënave të një personi sepse i përpunon këto të dhëna për qëllime të ushtrimit të një të drejte të bazuar në ligj.

Lexo më shumë

Informator për “Të drejtat e qytetarëve si subjekt i të dhënave personale”