Çdo qytetar ka të drejtë të kundërshtojë kontrolluesin kundër përpunimit të të dhënave të tij personale, përpunim i së ciliës kryhet:

– për kryerjen e veprimtarive me interes publik ose gjatë kryerjes së autorizimit publik të kontrolluesit të përcaktuar me ligj,

– të përmbushë interesat legjitime të kontrolluesit ose të një pale të tretë,

– për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë,

– për përdorimin e shërbimeve të shoqërisë së informatike,

– për qëllime të kërkimit shkencor ose historik ose për qëllime statistikore.

Për të ushtruar këtë të drejtë, duhet të parashtroni ankesë te kontrolluesi, në të cilën do të jepni një përshkrim të situatës specifike për të cilën kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale.

Kontrolluesi është i detyruar që brenda 1 muaji nga dita e pranimi të kërkesës të ndalojë përpunimin e të dhënave tuaja personale, pra të ndalojë përpunimin e mëtejshëm të të dhënave personale për qëllimin për të cilin ankoheni.

Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. Ju mund t’i përdorni ato si deshmi në rast të procesit në gjykatë ose nëse parashtroni kërkesë në Agjenci.

Shembull:

Një kompani ka probleme me sigurinë e hyrjes në ambientet e saj dhe në bazë të një interesi të ligjshëm, instalon një sistem video survejimi.

Një vizitor i kompanisë paraqet një kundërshtim për përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të mbikëqyrjes video.

Nëse kompania refuzon një kërkesë të tillë, ajo duhet të japë një justifikim të interesit legjitim për të vazhduar një përpunim të tillë.

Përndryshe, e drejta e vizitorit konsiderohet e cenuar.

Lexo më shumë

Informator për “Të drejtat e qytetarëve si subjekt i të dhënave personale”