Agjencia është organ shtetëror i pavarur dhe i mëvetësishëm, kompetent të kryej mbikëqyrje mbi ligjshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimit të të dhënave personale në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizik në raport me përpunimin e të dhënave të tyre personale.

Agjencia për herë të parë është themeluar si Drejtori për Mbrojtjen e të Dhënave Personale më 22 qershor 2005, kur është emëruar drejtori i parë  me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 50 /05).

Me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/20), Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale riemërtohet  në Agjenci për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Agjencia  për punën e sajë  përgjigjet  para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Agjencia është plotësisht e  pavarur politikisht, financiarisht dhe funksionalisht në kryerjen e kompetencave , detyrave dhe autorizimeve të saj në përputhje me këtë ligj.

Agjencia udhëhiqet nga drejtori, i cili zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Komisionit për zgjedhje dhe emërime të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Agjencisë zgjidhet për periudhë pesëvjeçare, me të drejtë edhe për një mandat. Drejtori i Agjencisë ka zëvendës të cilin e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të Komisionit për një periudhë prej pesë vitesh, me të drejtë edhe për një mandat.

Agjencia dorëzon raport vjetor për punën e saj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas nevojës dhe me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, drejtori dorëzon raport shtesë.

Drejtori e prezanton dhe përfaqëson Agjencinë para organeve kompetente dhe i miraton të gjitha vendimet dhe aktvendimet lidhur me punën e Agjencisë.