Nëse vlerësoni se ju është shkelur e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale, mund të dërgoni  KËRKESË për përcaktimin e shkeljes së dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale  në Agjencinë për  Mbrojtjen e të Dhënave personale (AMDhP). Për këtë qëllim  në Kërkesë është e nevojshme t`i shënoni të dhënat tuaja personale dhe të dhënat për kontrolluesin  që mendoni se ua ka cenuar të drejtën tuaj për mbrojtjen e të dhënave personale.  Nuk mund të dërgohet kërkesë kundër kontrolluesit të panjohur.  AMDhP do të vendosë me Aktvendim ndaj Kërkeses tuaj.

Hapat për plotesimin e Kërkesës:

Kërkesa mund të dorëzohet në formë letre në regjistrin e AMDhP -së ose në mënyrë elektronike në info@privacy.mk , gjegjësisht përmes formularit elektronik më poshtë. .

Kërkesa detyrimisht  duhet të nënshkruhet personalisht nga Ju. Nëse Kërkesën dëshironi ta dërgoni ne menyrë elektronike atëher  duhet të nenshkruhet nënshkrim elektronik në perputhje me dispozitat  që rregullojnë përdorimin e dokumenteve elektronike, nënshkrimin elektronik dhe vulën elektronike dhe shërbimet konfidenciale elektronike në procedurat administrative dhe gjyqësore. Nëse përdorni formularin elektronik më poshtë, ndiqni udhëzimet që do të merrni në adresën e emailit që do të jepni.

AMDhP mund t’ju kontaktojë për veprime të mëtejshme për të njëjtën.

    Të dhëna për parashtruesin e kërkesës

    Të dhëna për parashtruesin – person fizik

    Informacion për aplikantin - Shoqata e qytetarëve

    Nësë posedon përfaqësues ligjor?

    Të dhëna për personin juridik/fizik për të cilin konsideroni se ka cenuar të dhënat Tuaja personale

    Përshkrim i shkurtër i cenimit

    Specifikoni dokumentet që do t’i bashkëngjitni si dëshmi për të plotësuar kërkesën e mësipërme:



    Lexoni më shumë

    Informatorë për  „ Të drejtat e qytetarëve si subjekte të të dhënave personale“