E drejta e qasjes

Qytetari ka të drejtë të jetë i njoftuar me të dhënat personale që mblidhen, përpunohen dhe ruhen për atë, qoftë në formë të shkruar apo elektronike. Për këtë qëllim ai mund të marrë nga kontrolluesi vërtetim se a përpunohen të dhënat personale për atë dhe nëse përpunohen të ketë qasje.

Që të realizoni këtë të drejtë është e nevojshme të parashtroni kërkesë me shkrim te te kontrolluesi për të cilin mendoni se  përpunon të dhënat Tuaja  personale, ku  në mënyrë detale do t’i shënoni të dhënat për të cilat dëshironi të informoheni.

Kontrolluesi është i detyruar në afat prej prej 1 muaji nga dita e parashtrimit të kërkesës t’ju sigurojë kopje nga të dhënat personale të cilat përpunohen si dhe informacione për:

  1. qëllimet e përpunimit;
  2. kategoritë e të dhënave personale të cilat përpunohen;
  3. shfrytëzuesit ose kategoritë e shfrytëzuesve të cilëve u janë zbuluar ose do të zbulohen të dhënat personale, posaçërisht shfrytëzuesve në vende të treta ose organizata ndërkombëtare;
  4. periudhën e paraparë për të cilën do të ruhen të dhënat personale, ndërsa nëse kjo nuk është e mundur, kriteret e përdorura për ta përcaktuar atë periudhë;
  5. ekzistimin e të drejtës që të kërkohet nga kontrollori korrigjim ose shlyerje e të dhënave personale ose kufizim i përpunimit të të dhënave personale në lidhje me subjektin e të dhënave personale, ose të drejtën për t’u ankuar kundër përpunimit të tillë;
  6. të drejtën e parashtrimit të kërkesës në Agjenci;
  7. ekzistimin e procesit të automatizuar të vendimmarrjes, duke përfshirë profilimin.

Nëse kërkoni kopje shtesë të të dhënave personale të përpunuara për ju, kontrolluesi do të  vendos nëse do t’ju marrë kompensim.

Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. Ju mund t’i përdorni ato si deshmi në rast të procesit në gjykatë ose nëse parashtroni kërkesë në Agjenci.

Shembull:[/fusion_highlight

Lexo më shumë

Informator për “Të drejtat e qytetarëve si subjekt i të dhënave personale”