Gjatë gjithë jetës suaj, në situata të ndryshme ju i lini të dhënat tuaja personale për të ushtruar disa të drejta ose për të përmbushur disa detyrime, për shembull në kopsht, shkollë, spital, bankë, për punë, për udhëtime etj.

Nga ana tjetër, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale ju garanton një numër të caktuar të të drejtave që mund t’i ushtroni në lidhje me të dhënat personale që evidentohen dhe ruhen për ju.

Siguria dhe konfidencialiteti i të dhënave personale garantohet edhe në Kushtetutën e Maqedonisë Neni 18.

Të dhënat personale

Të dhënat personale janë çdo informacion që i referohet një personi fizik të identifikuar ose një personi që mund të identifikohet, për shembull: emri dhe mbiemri, numri i identifikimit të qytetarit, adresa e banimit etj.

Kategoritë e veçanta të të dhënave personale

Disa të dhëna konsiderohen të ndjeshme nga natyra e tyre, pavarësisht nga konteksti i përpunimit, për shembull: të dhënat personale që zbulojnë origjinën tuaj racore ose etnike, pikëpamjet politike, besimet fetare ose filozofike ose anëtarësimet në sindikata, si dhe të dhëna gjenetike, të dhëna biometrike, të dhëna në lidhje me shëndetin tuaj ose të dhëna për jetën tuaj seksuale ose orientimin seksual.

Përjashtim nga zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale nuk zbatohet nëse i përdorni të dhënat personale për aktivitete personale ose shtëpiake. Shembuj të fotografive të pushimeve për një album fotografik privat, libri personal i adresave etj.

Lexo më shumë

Informator për “Të drejtat e qytetarëve si subjekt i të dhënave personale”