Ju keni të drejtë të korrigjoni të dhënat tuaja personale të pasakta brenda 15 ditëve pas dorëzimit të kërkesës.

Të dhënat personale konsiderohen të vjetruara kur janë të pasakta ose të gabuara.

Shembull:

E drejta e korrigjimit  

 

Çdo qytetarë ka të drejtë të kërkon plotësimin, ndryshimin apo shlyerjen e të dhënave personale të pasakta të tij.

Për të realizuar këtë të drejtë duhet të parashtroni kërkesë te kontrolluesi. Nuk ekziston formular i posaçëm si duhet të duket kjo kërkesë, por me e dëshiruar është që përveç të dhënave tuaja personale t’i theksoni edhe të dhënat personale të cilët dëshironi ti ndryshoni, të cilët i udhëheq kontrolluesi.

Kontrolluesi është i detyruar të korrigjojë të dhënat e pasakta brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së kërkesës tuaj dhe t’ju njoftojë me shkrim.

Gjithashtu, çdo qytetar ka të drejtë të plotësojë të dhënat e tij personale jo të plota, dhe kjo e drejtë mund të ushtrohet duke  dhënë deklaratë shtesë kontrolluesit.

Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. Ju mund t’i përdorni ato si deshmi në rast të procesit në gjykatë ose nëse parashtroni kërkesë në Agjenci.

Lexo më shumë

Informator për “Të drejtat e qytetarëve si subjekt i të dhënave personale”