Që të realizojmë disa të drejta çdo ditë japim të dhëna personale organizatave të ndryshme, kompanive, individëve, p.sh gjatë blerjes numrin e kartelës kreditore, në kompanitë e sigurimit të dhënat për gjendjen shëndetësore; gjatë mbushjes së formularëve të ndryshme për aprovim të kredisë, gjatë zbritjeve në diskonte apo shitore, gjatë anëtarësimit në biblioteka, video klube në pjesëmarrjen e lojërave të fatit në udhëtime etj.
Të dhënat personale janë informacione që kanë të bëjnë me personin fizik të identifikuar apo personin fizik që mund të identifikohet.
Të dhënat personale të përfshira në regjistrat e lindjeve, martesave, vdekjeve, veçanërisht me rëndësi janë: emri, mbiemri, numri amë i qytetarit, adresa e vendbanimit. Gjithashtu të dhëna personale janë edhe numri i telefonit, llogaria bankare, profesioni, shkalla e arsimit, pseudonimi, gjendja familjare, fotografia, orientimi seksual të dhënat gjenetike dhe biometrike, etj.
Të dhënat personale duhet të përpunohen dhe ruhen në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe dispozitave të tjera ligjore me të cilën rregullohet kjo materie.
Gjithherë gjatë dhënies së të dhëna personale duhet të jeni të kujdesshëm dhe të informuar për qëllimin e mbledhjes së të dhënave personale.
Të gjitha të dhënat personale nuk gëzojnë shkallë të barabartë të mbrojtjes. Ekzistojnë kategori të veçanta të të dhënave personale, ndërsa mbrojtje të veçantë gëzon edhe numri amë i qytetarit si e dhënë personale në bazë të cilit identifikohet personi i caktuar.
Udhëzime për të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale
Informator për “Të drejtat e qytetarëve si subjekt i të dhënave personale”