Nëse dikush ka krijuar një profil të rremë me emrin dhe fotografinë tuaj, kjo mund të shkaktojë probleme dhe keqpërdorime.
Për të mbrojtur emrin dhe reputacionin tuaj, veproni si më poshtë:
👉 Lidhje për raportim: Raporto profil të rremë ↗️

👤 Nëse keni profil në Facebook:
1️⃣ Gjeni profilin që paraqitet si ju dhe klikoni për ta hapur.
2️⃣ Në fotografinë e kopertinës (fotografia e sipërme), në këndin e poshtëm të djathtë klikoni ikonën (…).
3️⃣ Zgjidhni Raporto (Report).
4️⃣ Ndiqni hapat që do t’i tregojë Facebook.
🚫 Nëse nuk keni profil në Facebook:
1️⃣ Hapni formularin në këtë lidhje: Formular për raportim ↗️
2️⃣ Plotësoni fushat e kërkuara.
3️⃣ Ndiqni udhëzimet dhe në fund klikoni Dërgo (Send).

⚠ E rëndësishme të dini:
-
📄 Do t’ju kërkohet të ngarkoni një kopje të skanuar të dokumentit tuaj personal me fotografi (letërnjoftim, pasaportë ose patentë shoferi).
-
✅ Ky dokument nevojitet për të vërtetuar që ju jeni personi i vërtetë.
-
❌ Nëse nuk e dorëzoni dokumentin, raportimi juaj nuk do të përpunohet.
🖼 Raportimi i një fotografie ose përmbajtjeje
Nëse dëshironi të raportoni një fotografi ose postim që ju cenon apo keqpërdor, mund ta bëni përmes kësaj lidhjeje:
👉 Raportim i fotografisë/përmbajtjes ↗️

🚨Si të raportoni një profil të hakuar në Facebook
Nëse dikush e ka keqpërdorur llogarinë tuaj ose nuk mund të hyni në të, Facebook ofron ndihmë zyrtare për llogari të hakuara.
👉 Lidhje për raportim: Raporto profil të hakuar ↗️
👤 Çfarë mund të bëni në këtë faqe:
-
Nëse nuk mund të hyni në profilin tuaj
-
Nëse dikush tjetër po përdor profilin tuaj
-
Nëse janë ndryshuar fjalëkalimi, emaili ose të dhëna të tjera.
📝 Hapat për raportim:
1️⃣ Klikoni në Llogaria ime është komprometuar (My account is compromised).
2️⃣ Shkruani emailin, numrin e telefonit ose emrin e përdoruesit.
3️⃣ Ndiqni udhëzimet në ekran për verifikim dhe rivendosje të fjalëkalimit.
🌐 Nëse nuk mund të hyni në profilin tuaj:
1️⃣ Shkoni te: Gjej profilin tënd ↗️
2️⃣ Vendosni të dhënat për profilin tuaj (email, emër personal, numër telefoni).
3️⃣ Ndiqni hapat për rikthimin e qasjes në profilin tuaj.
