Të nderuar qytetarë,
Lidhur me kërkesat tuaja të paraqitura pranë Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për keqpërdorim të të dhënave personale në rrjetet sociale (Facebook, Instagram), ju njoftojmë se kemi marrë përgjigje nga ekipi operativ i Facebook, se për shkak të COVID-19 kanë ndërprerje. në veprimet e tyre në mënyrë që prioritet të kenë raportet lidhur me rrezikun e kërcënimit apo dhunës fizike, zgjedhjet, si dhe raportet në lidhje me COVID-19.
Për këto arsye, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk është në gjendje t’u përgjigjet kërkesave tuaja dhe do të veprohet kur të krijohen kushtet për të.
Për politikat e Facebook në lidhje me kërcënimin ose dhunën fizike, kontrolloni standardet e tyre në https://www.facebook.com/communitystandards/ dhe për trajtimin e raporteve në lidhje me COVID-19, informacionet më të fundit mund të gjenden në lidhjen https://about .fb.com/news/2020/03/coronavirus/ .
Për të mbrojtur të dhënat tuaja personale në rrjetet sociale, ju rekomandojmë që të kontrolloni cilësimet për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale në rrjetet sociale që përdorni, të krijoni fjalëkalime komplekse që do t’i ndryshoni herë pas here dhe të mos ua zbuloni njerëzve të tjerë.
Disa burime të dobishme:
https://dzlp.mk/sites/default/files/kako_da_si_ja_zashtitime_privatnosta_na_fejsbuk.pdf
https://www.wired.com/story/facebook-privacy-apps-ads-friends-delete-account/
Vendim për përzgjedhjen е kandidatëve për vendet е punës numer […]
Në bazë të nenit 48 të Ligjit për nëpunësit administrativ […]
Vendim për mоѕ përzgjedhje të kandidatit sipas shpalljes ѕë breпdshme […]
