Published On: February 8, 2022Categories: Lajme

Dita e Internetit të Sigurt festohet globalisht çdo vit në muajin shkurt për të promovuar përdorimin e sigurt dhe pozitiv të teknologjisë digjitale për fëmijët dhe të rinjtë dhe për të inkurajuar publikun të flasë për përdorimin e përgjegjshëm, të respektueshëm, kritik dhe krijues të teknologjisë.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale më 8 shkurt 2022. organizoi ngjarje online në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe me temën “Si të argëtoheni dhe luani të sigurt online ”. Në ngjarje morën pjesë aktive nxënës të klasës së IV dhe të V nga disa shkolla fillore të vendit.

Me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt, Agjencia në bashkëpunim me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” përgatiti informator me temë “Privatësia e fëmijëve dhe të rinjve në botën e teknologjive moderne. (Interneti dhe rrjetet sociale)”.

Gjithashtu në këtë ngjarje u promovua edhe video edukative për “Dhunën online”.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Më datë 26.03.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Më datë 28.02.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë