Published On: May 11, 2026Categories: Lajme, Lajme

Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në Konferencën Pranverore të autoriteteve evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale, një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare kushtuar çështjeve dhe sfidave aktuale në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe të drejtës së privatësisë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të organeve mbikëqyrëse, organizatave ndërkombëtare, institucioneve dhe ekspertë nga disa shtete, të cilët diskutuan mbi trendet bashkëkohore dhe sfidat që lidhen me transformimin digjital, zbatimin e teknologjive të reja, inteligjencën artificiale, shkëmbimin ndërkufitar të të dhënave dhe forcimin e mekanizmave për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Gjatë punimeve u mbajtën seanca plenare, diskutime paneli dhe takime pune, ku u theksua rëndësia e zbatimit të qëndrueshëm të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimi i praktikave të mira ndërmjet autoriteteve mbikëqyrëse.

Theks i veçantë iu kushtua ndërtimit të besimit në mjedisin digjital, forcimit të transparencës dhe sigurimit të një niveli më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale në kushtet e zhvillimit të shpejtë teknologjik, veçanërisht në kontekstin e përdorimit gjithnjë e më të madh të inteligjencës artificiale dhe ndikimit të saj në privatësi dhe përpunimin e të dhënave personale.

Konferenca e 34-të Pranverore edhe një herë konfirmoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit të koordinuar ndërmjet institucioneve dhe palëve relevante në drejtim të avancimit të së drejtës së privatësisë dhe mbrojtjes efektive të të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë