
Sot shënohet 16-vjetori i ekzistimit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Agjencia për herë të parë është themeluar më 22 qershor të vitit 2005 si Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kur u emërua drejtori i parë me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjatë ekzistimit të saj ajo e përforcoi pozicionin si mbrojtës dhe promotor i njohur i të drejtës për privatësi të personave fizik në drejtim të përpunimit të të dhënave të tyre personale, e gatshme t’i përgjigjеt sfidave të zhvillimit teknologjik gjithnjë e më të sofistikuar.
Me rastin e 16 vjetorit, Agjencia në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për menaxhimin e sektorit të sigurisë – DKAF është krenare të njoftojë se ka krijuar Udhëzuesin Virtual origjinal të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Di-pi-o (DPO), si një hap tjetër në përafrimin e fushës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale më pranë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i Di-Pi-o është njohja e qytetarëve me të drejtat e tyre në këtë fushë në mënyrë më të thjeshtë, me çka do të mundësohej realizimi i këtyre të drejtave në mënyrë më efikase. Udhëzuesi ofron këshilla të dobishme se si qytetarët mund të mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe informacionet e ndjeshme, zbulimi i të cilave do të cenonte privatësinë e tyre. Gjithashtu udhëzohen qytetarët se si dhe ku të paraqesin keqpërdorimin e të dhënave personale dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrin. Agjencia konsideron se me rritjen e njohurive për vlerat e të dhënave personale që posedojmë do të ndihmojë në trajtimin më të lehtë të rreziqeve që ekzistojnë për ta në këtë epokë digjitale.
Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]
