
Të nderuar kontrollues,
Ju ftojmë të plotësoni Anketën në lidhje me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kuptimin e detyrimeve nga ligji për mbrojtjen e të dhënave personale !
Në qoftë se në kuadër të aktiviteteve tuaja përpunoni të dhëna personale , atëherë Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet edhe për ju. Me rëndësi është se Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale zbatohet edhe për të dhënat personale për të punësuarit tuaj. Nëse mendoni se nuk përpunoni të dhëna personale, mendoni edhe njëherë! A kryeni video mbikëqyrje në hapësirat tuaja? A dërgoni materiale promovuese klientëve si pjesë të biznesit tuaj dhe a postoni fotografi në mediat sociale? A i ruani i rezultatet e testeve të studentëve tuaj? A i kopjoni letërnjoftimiet e mysafirëve tuaj? A i grumbulloni të dhënat personale përmes të ashtuquajturës cookies në ueb faqet tuaja zyrtare? Mbani mend, edhe atëherë kur ruani të dhënat personale për të punësuarit ose të klientët vetëm në dosje, edhe kjo konsiderohet përpunim i të dhënave personale.
Mbrojtja e të dhënave personale është e drejtë themelore e njeriut e garantuar në nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe garanton mbrojtje nga shkelja e integritetit personal si rezultat i shënimit të informacioneve personale përmes përpunimit të automatizuar dhe jo të automatizuar të të dhënave personale. Në Bashkimin Evropian, e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale është e drejtë themelore dhe mbrohet me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për të siguruar të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave personale për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për të qenë në hap me legjislacionin Evropian, në shkurt të vitit 2020 u miratua Ligj i ri për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/20) që transponon Rregulloren e BE -së 2016/679 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR).
Më datë 24 gusht të vitit 2021, filloi të zbatohet tërësisht Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kjo anketë do t’ju ndihmojë të identifikoni dhe kuptoni detyrimet tuaja që rrjedhin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Përveç kësaj, anketa do t’i ndihmonte edhe Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të marrë informacione më të detajuara mbi nevojat e kontrolluesve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në bazë të konkluzioneve të anketës, do të përpilojmë udhëzime dhe mjete për përgjegjshmërinë të përshtatura për nevojat tuaja , dhe në këtë mënyrë do t’ju mbështesim në paraqitjen e përgjegjshmërisë, dhe arritjen e pajtueshmërisë me Ligjin.
Përfundimi i kësaj ankete do t’ju marrë rreth 25 minuta nga koha juaj. Afati i fundit për plotësimin e anketës është 21 shtator 2021.
Anketa mund të plotësohet nga të gjithë personat e punësuar dhe të angazhuar nga kontrolluesit.
Anketa realizohet në mënyrë anonime, ndërsa rezultatet do të bazohen në të dhënat e grumbulluara.
Ju lutemi ta ndani këtë informacion deri te të gjithë të punësuarit, partnerët, bashkëpunëtorët dhe anëtarët tuaj.
* Anketa realizohet si pjesë e aktiviteteve të Twinning projektit “Mbështetje për zbatimin e kornizës së modernizuar ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoninë e Veriut”, financuar nga Bashkimi Evropian.
Lidhja deri te anketa: https://ec.europa.eu/eusurvey/runner/personal-data-protection-survey
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
