Published On: June 22, 2021Categories: Lajme

Sot shënohet 16-vjetori i ekzistimit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Agjencia për herë të parë është themeluar më 22 qershor të vitit 2005 si Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kur u emërua drejtori i parë me Vendim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Gjatë ekzistimit të saj ajo e përforcoi  pozicionin si mbrojtës dhe promotor  i njohur i të drejtës për privatësi të personave fizik në drejtim të përpunimit të të dhënave të tyre personale, e  gatshme t’i përgjigjеt  sfidave të zhvillimit teknologjik gjithnjë e më të sofistikuar.

Me rastin e 16 vjetorit, Agjencia në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për menaxhimin e sektorit të sigurisë – DKAF është krenare të njoftojë se ka krijuar Udhëzuesin Virtual origjinal të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – Di-pi-o (DPO), si një hap tjetër në përafrimin e fushës së privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale më pranë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qëllimi i Di-Pi-o  është njohja e qytetarëve me të drejtat e tyre në këtë fushë në mënyrë më të thjeshtë, me çka do të mundësohej realizimi i këtyre të drejtave në mënyrë më efikase. Udhëzuesi ofron këshilla të dobishme se si qytetarët mund të mbrojnë të dhënat e tyre personale dhe informacionet e ndjeshme, zbulimi i të cilave do të cenonte privatësinë e tyre. Gjithashtu udhëzohen qytetarët se si dhe ku të paraqesin keqpërdorimin e të dhënave personale dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrin. Agjencia konsideron  se me rritjen e njohurive për vlerat e të dhënave personale që posedojmë do të ndihmojë në trajtimin më të lehtë të rreziqeve që ekzistojnë për ta në këtë epokë digjitale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë