Published On: October 10, 2024Categories: Lajme, Lajme

Në periudhën nga 02-04 tetor 2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi mision të ekspertëve për hartimin e Strategjisë së re për zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut për periudhën 2025-2030, e cila pritet të miratohet në nëntor të vitit 2024.
Misioni i ekspertëve u realizua përmes instrumentit TAEKS të Komisionit Evropian, qëllimi i të cilit është të mbështesë Agjencinë në hartimin e draft Strategjisë, duke përfshirë dhe plan veprimi me indikator për matjen e rezultateve.
Pas përgatitjes së draft tekstit të Strategjisë, Agjencia do ta publikojë atë në faqen e saj të internetit në mënyrë që të gjitha palët e interesuara (kontrolluesit dhe përpunuesit), organizatat e shoqërisë civile dhe publiku i gjerë të japin komentet dhe sugjerimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë