Më 22 janar 2026, në ambientet e Agjencisë u mbajt trajnim dedikuar për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga shkolla të ndryshme të vendit, të cilët shkëmbyen në mënyrë aktive përvoja, pyetje dhe ide. Qëllimi i trajnimit ishte sqarimi i obligimeve ligjore që rrjedhin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore – si për kontrollorët, ashtu edhe për përpunuesit.
Gjatë trajnimit u dhanë udhëzime të qarta për harmonizim me rregulloret dhe u trajtuan disa tema kyçe, ndër të cilat:
- përkufizimi i nocioneve bazë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;
- parimet për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat përfaqësojnë themelin e të gjithë sistemit;
- të drejtat e subjekteve të të dhënave personale dhe mekanizmat për realizimin e tyre;
- detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve gjatë gjithë ciklit të përpunimit;
- rregullat për transferimin e të dhënave personale, përfshirë edhe transferimin ndërkombëtar;
- detyrimet ligjore për vendosjen e sistemeve të mbikëqyrjes me video.
Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit ,,MKSafeNet”, në bashkëpunim me IMPETUS – Qendra për internet.