Published On: April 24, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 9 dhe 23 prill 2025, në hapësirat e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u mbajtën dy trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale. Në trajnime morën pjesë përfaqësues të kontrollorëve nga fusha të ndryshme. Gjatë trajnimeve u shpjeguan detyrimet ligjore të kontrolluesve dhe përpunuesve sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe akteve nënligjore në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, u dhanë udhëzime për harmonizim me dispozitat për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu u sqaruan përkufizimi i termave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, parimet për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat e subjekteve të të dhënave personale, detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve, rregullat për transferimin e të dhënave personale si dhe detyrimet ligjore për vendosjen e sistemit të video mbikëqyrjes.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Më 13 dhe 14 mars 2025, në Bruksel u mbajt […]

    Lexo më shumë
  • Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, më […]

    Lexo më shumë