
Më 16 shkurt 2022, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përmes platformës ZOOM realizoi “Trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale” dedikuar përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky trajnim u organizua në përputhje me kompetencat ligjore të Agjencisë dhe Memorandumin e bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë trajnimit u prezantuan risitë nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve, masat për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, gjithashtu u dhanë rekomandime dhe udhëzime se si të mbrohen të dhënat personale dhe si të hartohen masat e duhura mbrojtëse.
Trajnimi u realizua on-line për shkak të gjendjes me virusin Kovid 19, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të pjesëmarrësve në trajnim.
Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]
