Çdo qytetar ka të drejtë të mos i nënshtrohet vendimit bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar, përfshirë profilizimin që shkakton pasoja ligjore për të ose prek ndjeshëm në mënyrë të ngjashme atë.
Për të ushtruar këtë të drejtë, është e nevojshme të parashtroni kërkesë me shkrim tek kontrolluesi, dhe kontrolluesi është i detyruar të ndërmarrë veprime në lidhje me të brenda 1 muaji nga dita e pranimit të kërkesës.
Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. Ju mund t’i përdorni ato si deshmi në rast të procesit në gjykatë ose nëse parashtroni kërkesë në Agjenci.