Më 21 gusht 2024, filloi implementimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në qershor të vitit 2024 në Shkup ndërmjet Drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave Personale Imer Aliu dhe Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Dermaku. Qëllimi i këtij Memoranumi ishte shkëmbimi i përvojave në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale mes dy vendeve.
Temë e takimit të punës ishte shkëmbimi i përvojave të përbashkëta në lidhje me zbatimin e supervizioneve në operatorët e telekomunikacionit dhe sektorin e shëndetësisë, pyetësorët e përdorur gjatë supervizioneve, sfidat gjatë supervizioneve, gjetjet pas përfundimit të supervizioneve si dhe çështje të tjera që lidhen me proceset supervizioneve.
Ky shkëmbim përvojash i përfaqësuesve të dy Agjencive do të ndihmojë më tej në zbatimin e këtyre llojeve të supervizioneve në të dy vendet.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i njofton të […]
Më datë 09.07.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]
Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave […]