Published On: October 20, 2022Categories: Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së  “Mbështetje në zbatimin e kuadrit ligjor të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, në datat 19 dhe 20 tetor 2022, organizoi sesionin e trembëdhjetë të trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale me temë “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale” dhe “Vlerësimi i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale (VNMDHP) dhe vlerësimi i rrezikut”

Në ditën e parë të trajnimit u sqaruan risitë nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, definicionet,  parimet për mbrojtjen e të dhënave personale, masat për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat e subjektit të të dhënave personale, detyrimet e tjera të kontrolluesve dhe përpunuesve.

Në ditën e dytë të trajnimit u sqarua se cili është vlerësimi i ndikimit në mbrojtjen e të dhënave personale, kur duhet bërë, kush duhet ta bëjë dhe metodologjia.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë