Published On: June 3, 2022Categories: Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale“, në datat 1 dhe 2 qershor 2022, organizoi sesionin e gjashtë të trajnimit mbi mbrojtjen e të dhënave personale me temën “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale” dhe “Metodologjia e harmonizimit të legjislacionit sektorial me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale me shembuj praktik”.

Ky trajnim kishte për qëllim që të punësuarit  në ministri, organet  dhe agjencitë të tjera të administratës shtetërore, përgjegjësitë e të cilëve përfshijnë hartimin dhe miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që ndër të tjera rregullojnë mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale.

Në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale është rregulluar se cilat dispozita detyruese duhet të përfshihen në ligjet që rregullojnë mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale. Në shkurt të vitit 2022, Agjencia ka miratuar Vendim për krijimin e Metodologjisë për harmonizimin e legjislacionit sektorial (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 38/22).

Në pjesën e parë të trajnimit ishin të përfshira risitë e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe detyrimet kryesore për kontrolluesit dhe përpunuesit, ndërsa në pjesën e dytë të trajnimit në fokus ishte Metodologjia e harmonizimit të legjislacionit sektorial dhe zbatimi i saj praktik dhe u mbuluan tri tema kryesore: procesi i kontrollit të ligjeve ekzistuese dhe përcaktimi i nevojës për harmonizimin me-Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale ; procesi i  zbatimit të vlerësimit të ndikimit të ligjeve nga aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale, dhe procesi i konsultimeve të mëparshme me AMDHP në rast të hartimit të zgjidhjeve të reja ligjore.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Më datë 26.03.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Më datë 28.02.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë