Më 29 nëntor 2024 në Shkup, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale promovoi Strategjinë për zbatimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2025-2030.
Drejtori i Agjencisë, Imer Aliu, theksoi prioritetet kryesore të Agjencisë për periudhën në vijim, me fokus të veçantë në sigurimin e pavarësisë së plotë të Agjencisë, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Ai përfundoi duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojmë së bashku për krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe më të besueshëm, duke garantuar që të dhënat personale të trajtohen me përgjegjshmëri dhe transparencë.
Duke marrë parasysh sfidat moderne dhe standardet evropiane, Strategjia përshkruan katër objektiva bazë për pesë vitet e ardhshme në zbatimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale:
- Autonomi dhe pavarësi e plotë e AMDHP-së
- Miratim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale për të garantuar autonomin dhe pavarësinë e Agjencisë në menaxhimin e financave dhe burimeve njerëzore
- Forcim të kapaciteteve të Agjencisë
- Ndryshim të legjislacionit sektorial në lidhje me kundërvajtjet
- Harmonizimi i legjislacionit
- Miratimi të Lligjit për të transpozuar Direktivën për Zbatimin e Ligjit (e ashtuquajtura Direktiva e Policisë)
- Harmonizim të ligjeve me legjislacionin e BE-së në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale
- Harmonizim të legjislacionit nga aspekti i proceseve të digjitalizimit
- Rritje e vazhdueshme e kulturës për mbrojtjen e të dhënave personale
- Forcim i bashkëpunimit me organet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale dhe organizatat ndërkombëtare dhe organet e tjera.
- Bashkëpunim i vazhdueshëm me sektorin publik, privat dhe civil
- Trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale
- Rritje të transparencës dhe dukshmërisë së Agjencisë
- Zbatimi i mjeteve për llogaridhënie
- Përmirësimi i mjeteve të llogaridhënies për të promovuar harmonizimin e kontrolluesve
- Certifikimi dhe kodekset e sjelljes
- Rrjetëzimi i oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personale
- Aktivitete për përmirësimin e pozitës së oficerit për mbrojtjen e të dhënave personale
Tekstin e plotë të Strategjisë mund ta gjeni në lidhjen në vijim.
Eventi përmbyllës për promovimin e Strategjisë për zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2025-2030 u organizua përmes instrumentit TAIEKS të Bashkimit Evropian. Agjencia shpreh edhe një herë mirënjohjen e saj të madhe për të gjithë ata që morën pjesë aktive dhe kontribuan në krijimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Thirrje për propozime për draft tekstin e Strategjisë për mbrojtjen e të dhënave personale 2025-2030
Në periudhën e kaluar, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Imer […]
Në periudhën nga 02-04 tetor 2024, Agjencia për Mbrojtjen e […]