
Më datë 01.07.2021 u mbajt prezantimi online i twinning projektit “Mbështetje në zbatimin e kornizës së modernizuar kombëtare për mbrojtjen e të dhënave personale”, i cili do të zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kroacisë dhe Fondacioni Gjerman për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar të Republikës Federale të Gjermanisë.
Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe sistemin kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoninë e Veriut në përputhje me standardet e legjislacionit të Bashkimit Evropian. Qëllimi specifik i projektit është të përmirësojë performancën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të zbatuar kornizën ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale duke forcuar kapacitetin institucional, kornizën ligjore dhe rregullatore dhe ndërgjegjësimin e publikut për mbrojtjen e të dhënave personale.
Në fjalën hyrëse, drejtori i AMDhP-së z. Imer Aliu theksoi se ” Twinning projekti fillon në një moment vendimtar për Agjencinë, duke pasur parasysh që në Gusht përfundon procesi i harmonizimit me Ligjin e ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Agjencia ekziston për 16 vjet dhe vazhdimisht po zhvillohet. Prandaj, projekti është i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale të Agjencisë. “Agjencia ka një ekip me përvojë dhe të përkushtuar që do të punojë me kolegë dhe ekspertë nga Kroacia dhe Gjermania.” Z. Aliu është i bindur se do të ketë një bashkëpunim të suksesshëm dhe të frytshëm dhe se do të vazhdojë edhe pas përfundimit të projektit.
Faleminderim të veçantë z. Aliu i ka shprehur Delegacionit të BE-së i cili ka lehtësuar dhe mbështetur këtë bashkëpunim.
Gjatë prezantimit të projektit, në fjalën e tij hyrëse, Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kroacisë Zdravko Vukiq iu falënderua për besimin dhe mundësinë e dhënë Agjencisë për të mbështetur zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale në Maqedoninë e Veriut “Ne i kuptojmë vështirësitë me të cilat përballeni sepse deri vonë i kemi pasur ato vetë. Së bashku me kolegët gjermanë me përvojë, ne mund të përballojmë me sukses të gjitha sfidat dhe të sigurojmë mbështetje në rrugën tuaj drejt Bashkimit Evropian.
Unë kam besim se së bashku do të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe se ky projekt do të sigurojë një bazë të mirë për punën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave të Maqedonis së Veriut dhe institucioneve të tjera.”
Twininng projekti “Mbështetje në zbatimin e kornizës kombëtare të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” do të zbatohet për një periudhë prej 15 muajsh.Përmes projektit është planifikuar të arrihen më shumë rezultate:
- Përpilimi i udhëzuesve për zbatimin e risive të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale në temat vijuese: transparenca dhe të drejtat e subjektit të të dhënave personale, e drejta për transferimin e të dhënave personale, vlerësimi i ndikimit të mbrojtjes së të dhënave personale,mbrojta teknike dhe e integruar e të dhënave (data protection by design and by default), pseudonimizimi dhe teknikat e anonimizimit, përpunimi i të dhënave personale për qëllime shkencore, historike dhe statistikore, transferimi i të dhënave personale, vendimmarrja automatike përfshirë profilizimin;
- Përpilimi i procedurave standarde operative të funksionimit për zbatimin efikas të kompetencave të reja të Agjencisë që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale;
- Përpilimi i metodologjisë për harmonizimin e rregulloreve sektoriale dhe vlerësimin e ndikimit të mbrojtjes së të dhënave personale të rregulluara në Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale;
- Forcimi i kapaciteteve të punonjësve në Agjenci dhe punonjësve nga institucionet e tjera përkatëse shtetërore dhe organet për zbatim të ligjit përmes organizimit të punëtorive në lidhje me risitë nga Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe e ashtuquajtura Direktivë Policore; dhe
- Përgatitja e mjeteve të reja për kontrolluesit dhe qytetarët për zbatimin më të lehtë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
