Published On: January 31, 2024Categories: Lajme, Lajme
Me rastin e Ditës Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, më 29 janar 2024, përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e Dhënave personale mbajtën ligjërata në gjuhën maqedonase dhe gjuhen shqipe në temën ,,Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të internetit” në shkollat e mesme ,,Gjorgji Dimitrov” në Shkup dhe ,,Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Dëgjuesit e rinj patën mundësinë të njoftohen me punën e Agjencisë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, Ju prezentuan këshilla për mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit në internet, si dhe ju prezantuan masat e sigurisë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
Në ligjeratat u ndanë edhe Informatorë me këshilla: ,,Privatësia e fëmijëve dhe të rinjve në botën e teknologjive moderne (interneti dhe rrjetet sociale)”, për të edukuar të rinjtë për rëndësinë dhe respektimin e privatësisë, sepse ata çdo ditë konsumojnë përfitimet e digjiitalizimit.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë
  • Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]

    Lexo më shumë