Published On: October 29, 2025Categories: Lajme, Lajme

Në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të qytetarëve për heqjen e profileve të rreme ose të hakuara në rrjetet sociale, Ju informojmë se, sipas politikave të publikuara nga vetë platformat, qytetarët duhet të paraqesin kërkesat e tyre personalisht dhe direkt tek rrjetet sociale përkatëse, dhe jo përmes ndërmjetësimit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Agjencia nuk ka kompetenca për të vepruar në raste të keqpërdorimit të profileve në internet, gjegjësisht nuk kryen fshirje, rikthim ose bllokim të profileve në rrjetet sociale.

Në faqen tonë zyrtare të internetit janë publikuar udhëzime të detajuara për raportimin e profileve në rrjetet sociale.
Këto udhëzime janë të dedikuara për të gjithë individët që dëshirojnë të raportojnë një profil në platformat si Facebook, Instagram, TikTok, X (Twitter), YouTube dhe të tjera në mënyrë të sigurt dhe korrekte.

🔗 Udhëzimet mund t’i gjeni në linkun në vijim

Ju inkurajojmë t’i lexoni informacionet e publikuara dhe të veproni sipas rekomandimeve, për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat tuaja personale në internet.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale miratoi: […]

    Lexo më shumë
  • Më 16.12.2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizoi […]

    Lexo më shumë
  • Më 2–3 dhjetor 2025, Agjencia mori pjesë në Seancën e […]

    Lexo më shumë