
Më datë 24.02.2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e përfaqësuar nga drejtori Imer Aliu dhe Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikqyrjes Inspektuese dhe Procedurës Kundërvajtëse i përfaqësuar nga kryetarja Elizabeta Ruseska, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.
Ky Memorandum u nënshkrua duke rikonfirmuar angazhimin dhe interesin e ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve.
Për të përmbushur objektivat e këtij Memorandumi, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të realizojë trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale për përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikqyrjes Inspektuese dhe Procedurës Kundërvajtëse, me qëllim zbatimin e plotë dhe të drejtë të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
