Published On: December 13, 2021Categories: Lajme

Më datë 25.11.2021, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e përfaqësuar nga drejtori Imer Aliu dhe Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi përfaqësuar nga kryetarja Vesna Bendevska, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.

Më 30 nëntor 2021, Agjencia nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariatin e Përgjithshëm, përfaqësuar nga sekretar i përgjithshëm Muhamed Zeqiri, dhe Memorandum për bashkëpunim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit, përfaqësuar nga drejtori Zeqirija Hasipi.

Këto Memorandume u nënshkruan duke rikonfirmuar angazhimin dhe interesin e ndërsjellë për rritjen e bashkëpunimit mes dy palëve.

Për të përmbushur objektivat e këtyre Memorandumeve Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të realizojë trajnime për mbrojtjen e të dhënave personale për përfaqësuesit e Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariatin e Përgjithshëm dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit, me qëllim zbatimin e plotë dhe të drejtë të dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë