
Sot, më datë 30 shtator 2021, në Double Tree by Hilton Hotel, u organizua Eveniment për të shënuar fillimin e projektit – twinning „Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” financuar nga Bashkimi Evropian. Proektin e realizojnë Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kroacisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ) ndërsa shrytëzues është Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Në këtë eveniment me fjalim hyrës pjesmarrësve iu drejtua Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Imer Aliu, Ministri i Drejtësisë, z. Bojan Maricic , Udhëheqësi i njësisë për Bashkëpunim të Delegacionit të BE, z. Shtefan Hudolin, Ambasadori Kroat, SH.S Nives Tigan, zëvendës ambasadori gjerman, z. Otto Graf, si dhe Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kroacisë z. Zdravko Vukic
Në pjesën e punës së evenimentit ishin të përfshirë dy prezantime. Këshilltarja e përhershme e projektit-twinning znj. Sanja Silaj Zeman ,prezentoi tri komponentet e projektit twinning dhe theksoi rezultatet e pritura nga projekti dhe aktivitetet e planifikuara. Znj. Anamarija Mladinic nga AZOP prezantoi rezultatet nga Anketa e realizuar mes kontrolluesve lidhur me ndërgjegjësimin e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kuptimin e detyrimeve nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ngjarja u përmbyll me panel diskutimi me temë ” Korniza e re ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale: sfida dhe mundësi për organizata”, me pjesëmarrjevtë e ekspertëve ndërkombëtarë të cilët adresuan sfidat e zbatimit të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDRP) në Gjermani dhe Kroacia si shtete anëtare të BE -së. Nga ana tjetër, panelistët lokal iu referuan zbatimit të LMDhP nga perspektiva e AMDhP-së, si dhe nga perspektiva e sektorit publik dhe civil në drejtim të arritjes së pajtueshmërisë me ligjin.
Ligji i ri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i cili transpozon Rregulloren e Përgjithshme të BE -së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR), sjell ndryshime të rëndësishme, veçanërisht prezanton përkufizime dhe koncepte të reja, përshkruan përgjegjësi të reja për kontrolluesit dhe përpunuesit e të dhënave personale dhe përforcon të drejtat e subjekteve të të dhënave personale. Qëllimi i projektit, i cili do të zbatohet në periudhë prej 15 muajsh (1 qershor 2021 deri më 31 gusht 2021), është të përmirësojë mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe sistemin kombëtar për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet e legjislacionit të Bashkimit Evropian dhe të përmirësojë punën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të zbatuar kornizën e modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale
Evenimenti u organizua në përputhje me të gjitha protokollet për mbrojtje ndaj Kovid-19.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
