Published On: October 6, 2022Categories: Lajme

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Imer Aliu, sot, më 6 tetor 2022, para konferencës përfundimtare të Twinning projektit të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës nacionale të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale” realizoi takim me drejtorin e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Republikës së Kroacisë, Zdravko Vukiq dhe zëvendësdrejtorit Igor Vulje, duke rrumbullaksuar twinning bashkëpunimin e suksesshëm .

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me partnerët e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) dhe Agjencinë Qendrore për Financim dhe Kontraktim (SAFU) të Republikës së Kroacisë, 17 muajt e fundit realizuan twinning  projektin, qëllimi i të cilit  ishte avancimi i punës së Agjencisë dhe përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave themelore dhe forcimi i kapaciteteve dhe punës së autoritetit nacional për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Konferenca përfundimtare do të mbahet nesër më 7 tetor 2022 në Shkup, ku do të prezantohen rezultatet e arritura të Twinning projektit  “Mbështetje në zbatimin e kornizës  nacionale të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë