
Me rastin e Ditës së Internetit të Sigurt (8 Shkurt 2022), Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale organizon ngjarje online për shkollat fillore me temë “Si të argëtoheni dhe luani të sigurt online”. Qëllimi i ngjarjes është shënimi i Ditës së Internetit të Sigurt dhe njoftimi i nxënësve të klasës së IV dhe V se si të argëtohen, luajnë dhe komunikojnë në mënyrë të sigurt në internet.
Ngjarja organizohet me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së “Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale“.
Për më shumë informacione rreth ngjarjes mund të kontaktoni në adresën në vijim: twinningmk@privacy.mk.
Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]
