Çdo qytetar ka të drejtë të transferojë të dhënat e tij personale që i ka dhënë kontrolluesit, gjegjësisht t’i transferojë ato në një kontrollues tjetër, nëse:
– përpunimi i të dhënave personale bazohet në pëlqimin,
– përpunimi kryhe në mënyrë të automatizuar.
Për të ushtruar këtë të drejtë duhet të paraqisni kërkesë me shkrim tek kontrolluesi. Kontrolluesi është i detyruar t’ju japë të dhënat tuaja personale në një format të strukturuar, të përdorur normalisht, të lexueshme nga makina ose, nëse është teknikisht e mundur, t’ju sigurojë një transferim të drejtpërdrejtë të të dhënave personale te kontrolluesi tjetër brenda 1 muaji nga dita e marrjes së kërkesës.
Gjithmonë ruani kopje nga kërkesat që i parashtroni te kontrolluesit, si dhe përgjigjet që i merrni, po ashtu edhe korrespodencën gjithëpërfshirëse me kontrolluesin. Ju mund t’i përdorni ato si deshmi në rast të procesit në gjykatë ose nëse parashtroni kërkesë në Agjenci.
Shembull:
