Published On: July 14, 2022Categories: Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së „Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, më datat 13 dhe 14 korrik 2022, organizoi sesionin e tetë të trajnimeve me temë “Hyrje në mbrojtjen e të dhënave personale” dhe  “Transferimi i të dhënave personale”.

Në ditën e parë të trajnimit u trajtuan risitë e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe detyrimet kryesore të kontrolluesve dhe përpunuesve, në ditën e dytë  u sqaruan kriteret për transferimin e të dhënave personale dhe kushtet e transferimit të ligjshëm të të dhënave personale siç janë: vendimet e përshtatshmërisë, instrumentet për transferim (klauzolat standarde kontraktuale, rregullat e detyrueshme të korporatës, kodet e sjelljes, certifikimi, etj.) si dhe përjashtimet gjatë transferimit. Krahas kësaj, gjatë trajnimit  u rishikua edhe çështja “Shrems” dhe vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë si dhe cilat masa shtesë duhet ti ndërmarrin kontrolluesit dhe përpunuesit gjatë transferimit të të dhënave personale në vende të treta apo organizata ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë
  • Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]

    Lexo më shumë