
Në kuadër të projektit të BE-së“Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale“ u organizua vizitë studimore në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Zagreb, Republika e Kroacisë. Vizita studimore u realizua në periudhën nga data 06-10 qershor 2022. Qëllimi i vizitës studimore ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira në lidhje me zbatimin e risive të Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale.
Gjatë vizitës studimore u prezantuan dhe u shkëmbyen praktikat më të mira, përvojat dhe sfidat për temat në vijim: procedura për kryerjen e supervizionit, hulumtimi dhe ngritja e procedurës për kundërvajtje, matja dhe shqiptimi i sanksioneve kundërvajtëse, dhënia e mendimeve juridike për ligjet si dhe për çështjet e fushave të caktuara të sektorit publik dhe privat, transferimi i të dhënave personale dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve mbikëqyrëse.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
