Published On: May 12, 2025Categories: Lajme

Në periudhën nga 6 deri më 9 maj 2025, zëvendësdrejtori Elena Veljanovska së bashku me përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale morën pjesë në Konferencën e 33-të Evropiane të autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila u mbajt në Batumi, Gjeorgji.

Konferenca e pranverore është takim vjetor i të gjitha autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale nga vendet e Bashkimit Evropian dhe jashtë EEA. Konferenca shërben si forum i vetëm pan-evropian dedikuar bashkëpunimit praktik midis rregullatorëve, tejkalimit të kufijve dhe inkurajimit të bashkëpunimit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në Evropë.

Ngjarja përfaqësonte platformë të rëndësishme për bashkëpunim, shkëmbim të përvojave dhe praktikave më të mira midis autoriteteve mbikëqyrëse nga Evropa dhe më gjerë. Temat e konferencës u përqendruan në shkëmbimin ndërkufitar të të dhënave, sfidat që vijnë nga inteligjenca artificiale dhe nevoja për bashkëpunim më të fortë ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.

Veçanërisht me rëndësi ishte miratimi i Rezolutës për Planin e veprimit për aktivitete të mëtejshme të bashkëpunimit, e cila do të shërbejë si bazë për thellimin e bashkëpunimit midis anëtarëve dhe vëzhguesve të konferencës.

Në kuadër të konferencës, përfaqësuesit e AMDHP-së zhvilluan takime dhe biseda të dobishme me kolegë dhe partnerë nga vende të tjera, duke shkëmbyer ide dhe informacione për sfidat me të cilat përballen autoritetet kombëtare të mbrojtjes së të dhënave në kontekstin e transformimit të shpejtë digjital.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më 30 prill 2025, zëvendësdrejtori Elena Veljanovska nga Agjencia për […]

    Lexo më shumë
  • Më 9 dhe 23 prill 2025, në hapësirat e Agjencisë […]

    Lexo më shumë
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]

    Lexo më shumë