Published On: February 26, 2026Categories: Lajme, Lajme

Më 25.2.2026, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në ambientet e saj organizoi trajnim me temë „Siguria e përpunimit të të dhënave personale”, dedikuar për përfaqësues të Sigurimi Sava, Shoqëria e Pensioneve Sava SHA Shkup, Shoqëria e Pensioneve KB Prvo SHA. Shkup, Shoqëria e Pensioneve VFP SHA Shkup dhe Shoqëria e Pensioneve Triglav SHA Shkup.

Në kuadër të trajnimit u prezantuan risitë që burojnë nga Rregullorja për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, me theks të veçantë mbi detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve lidhur me zbatimin e masave të përshtatshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe mbi procesin e hartimit të vlerësimit të rrezikut gjatë përpunimit të të dhënave personale.

Pjesëmarrësit u përfshinë në mënyrë aktive në diskutim përmes parashtrimit të pyetjeve, ku u trajtuan sfidat praktike dhe dilemat me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e ndërgjegjësimit për sigurinë e të dhënave personale dhe mbështetja e kontrolluesve në zbatimin e duhur të masave për mbrojtjen e të dhënave në aktivitetet e tyre të rregullta.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Me rastin e shënimit të Ditës së Internetit të Sigurt, […]

    Lexo më shumë
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me […]

    Lexo më shumë
  • Më 22 janar 2026, në ambientet e Agjencisë u mbajt […]

    Lexo më shumë