Published On: October 25, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 24 tetor 2025, në hapësirat e Agjencisë u mbajt trajnim i dedikuar mbrojtjes së të dhënave personale.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të kontrolluesve nga sektorë të ndryshëm, të cilët zhvilluan një shkëmbim aktiv përvojash, pyetjesh dhe idesh. Qëllimi i trajnimit ishte të sqarohet detyrimi ligjor që rrjedh nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe aktet nënligjore – si për kontrolluesit, ashtu edhe për përpunuesit.

Gjatë trajnimit u dhanë udhëzime të qarta për harmonizim me dispozitat dhe u trajtuan disa tema kyçe, mes të cilave:

  • përkufizimi i nocioneve bazë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale;
  • parimet për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilat përfaqësojnë themelin e të gjithë sistemit;
  • të drejtat e subjekteve të të dhënave personale dhe mekanizmat për realizimin e tyre;
  • detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve gjatë gjithë ciklit të përpunimit;
  • rregullat për transferimin e të dhënave personale, përfshirë edhe transferimin ndërkombëtar;
  • detyrimet ligjore për vendosjen e sistemeve të mbikëqyrjes me video.

Këto trajnimе janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë për forcimin e kapaciteteve të të gjitha palëve të interesuara dhe për sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të […]

    Lexo më shumë
  • Më 27 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e […]

    Lexo më shumë
  • Më 22 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e […]

    Lexo më shumë