
Më 27 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale vizituan SHFK ,,Koço Racin” në Kratovë, ku mbajtën një orë edukative me temën ,,Si t’i mbrojmë të dhënat tona personale në internet”.
Aktiviteti ishte dedikuar për nxënësit e klasës së katërt, pestë dhe të gjashtë dhe u realizua në një atmosferë argëtuese dhe interaktive, të përshtatur me moshën e nxënësve. Përmes bisedave, lojërave dhe shembujve praktikë, nxënësit mësuan si të përdorin internetin dhe rrjetet sociale në mënyrë të sigurt dhe pse është e rëndësishme të mbrojnë të dhënat e tyre personale.
Nxënësit treguan interesim të madh për temën, morën pjesë aktivisht në diskutim dhe ndanë përvoja të tyre nga jeta e përditshme në internet. Në fund të orës, atyre iu shpërndanë materiale edukative që do t’i ndihmojnë më mirë të kuptojnë rëndësinë e privatësisë në botën digjitale.
Përmes aktiviteteve të tilla, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale synon të nxisë zhvillimin e përdoruesve të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm të internetit që në moshë të re.
Së bashku krijojmë një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të përgjegjshme!
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
