Published On: October 23, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 22 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të udhëhequr nga zëvendësdrejtoresha Elena Veljanovska vizituan SHFK ,,Metodi Mitevski – Brico” në Lozovë, ku mbajtën një orë edukative me temë ,,Si t’i mbrojmë të dhënat tona personale në internet”.

Ngjarja ishte e dedikuar për nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë dhe u zhvillua në një atmosferë interaktive dhe edukative, të përshtatur me moshën e nxënësve. Përmes bisedave, shembujve praktikë dhe aktiviteteve, nxënësit patën mundësi të mësojnë si të mbrojnë në mënyrë të drejtë të dhënat e tyre personale gjatë përdorimit të internetit dhe rrjeteve sociale.

Nxënësve iu shpërndanë edhe materiale informative me temën ,,Privatësia e fëmijëve dhe të rinjve në botën e teknologjive moderne – interneti dhe rrjetet sociale”.

Me aktivitete të tilla, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale vazhdon misionin e saj për ngritjen e vetëdijes te fëmijët dhe të rinjtë për rëndësinë e privatësisë dhe sjelljen e sigurt digjitale.

Së bashku ndërtojmë gjenerata që e respektojnë dhe e mbrojnë privatësinë!

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të […]

    Lexo më shumë
  • Më 27 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e […]

    Lexo më shumë
  • Më 24 tetor 2025, në hapësirat e Agjencisë u mbajt […]

    Lexo më shumë