Published On: November 20, 2025Categories: Lajme, Lajme

Më 12.10.2025, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përmes platformës ZOOM, realizoi trajnim për mbrojtjen e të dhënave personale sipas programit të kërkuar nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Trajnimi u hartua në përputhje me kërkesat dhe temat e propozuara nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë dhe qëllimi i trajnimit ishte të ofronte njohuri bazë dhe aftësi praktike për të punësuarit që duan të kuptojnë dhe zbatojnë në mënyrë efektive parimet dhe dispozitat për mbrojtjen e të dhënave. Gjatë trajnimit u prezantuan detyrimet që dalin nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat dhe detyrimet e kontrolluesve, masat për sigurinë e përpunimit të të dhënave personale, si dhe u dhanë rekomandime dhe udhëzime për mënyrën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe për projektimin e masave të përshtatshme të mbrojtjes.

Këto trajnimе janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Agjencisë për forcimin e kapaciteteve të të gjitha palëve të interesuara dhe për sigurimin e një niveli më të lartë të mbrojtjes së të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të […]

    Lexo më shumë
  • Në lidhje me kërkesat gjithnjë e më të shpeshta të […]

    Lexo më shumë
  • Më 27 tetor 2025, përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e […]

    Lexo më shumë