
Drejtori Imer Aliu dhe përfaqësues të Agjencisë sot realizuan takim pune me delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar të udhëhequr nga Kris Mofit, ndihmës drejtor në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar përgjegjës për politikë kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar për shkëmbimin ndërkombëtar të aktgjykimeve penale, të shoqëruar nga Grem Vallas, zëvendës menaxher për zhvillim të biznesit dhe projekte në Zyrën e regjistrimeve kriminale „ACRO“ si dhe Sekretari i dytë për politikë dhe siguri Kris Fristoun.
Temë e takimit të punës ishte Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në lidhje me shkëmbimin e informatave për dosjet kriminale të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në aspektin e mbrojtjes së të dhënave personale.
Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e Agjencisë diskutuan për zbatimin e dispozitave për mbrojtjen e të dhënave personale nga institucionet shtetërore që kanë kompetenca për udhëheqjen e dosjeve penale, ndërsa me theks të veçantë Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me zbatimin e Ligjit të policisë në pjesën e përpunimit të të dhënave personale.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Fondacionit Metamorfosis […]
Drejtori i Agjencisë Imer Aliu, sot më 08.02.2023, ka mbajtur […]