
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, më 11 shkurt 2025, përfaqësues nga Agjencia mbajtën ligjërata në gjuhën maqedonase dhe shqipe me temë ,,Mbrojtja e të dhënave personale gjatë përdorimit të internetit” në shkollat fillore SHFK ,,Kuzman Josifovski – Pitu” në komunën Kisella Vodë, Shkup, SHFK ,,Fan S. Noli” në fshatin Trebosh, komuna Zhelinë dhe SHFK ,,Fan S. Noli” në fshatin Pallaticë, komuna e Zhelinës. Nxënësit patën mundësinë të mësojnë për punën e Agjencisë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, të marrin këshilla të dobishme për mbrojtjen e privatësisë dhe identitetit të tyre në internet, si dhe të informohen për masat e sigurisë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.
Rritja e ndërgjegjësimit të fëmijëve për sigurinë në internet është çelësi për mbrojtjen nga rreziqet e mundshme dhe keqpërdorimin e të dhënave personale. Në këtë aktivitet, fëmijët u informuan për masat bazë mbrojtëse si përdorimi i fjalëkalimeve të forta, kujdesi në shkëmbimin e informacioneve në internet dhe ndryshimi mes të dhënave publike dhe private. Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale janë të drejta themelore të çdo individi dhe duhet të respektohen në botën digjitale, pasi ndërgjegjësimi i pamjaftueshëm mund të çojë në pasoja të rënda, si vjedhja e identitetit ose manipulimi i informacioneve personale.
Në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, u shpërndanë edhe materiale informuese me këshilla: ,,Privatësia e fëmijëve dhe të rinjve në botën e teknologjive moderne (Interneti dhe rrjetet sociale)”, me qëllim edukimin e fëmijëve për rëndësinë e mbrojtjes së privatësisë, veçanërisht pasi ata përdorin çdo ditë përfitimet e digjitalizimit.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar Rregulloren […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale miratoi: […]