Published On: January 30, 2024Categories: Lajme, Lajme

Çdo vit, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shënon 28 Janarin, Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Kjo datë është një përkujtues përmes të cilit theksohet rëndësia dhe promovohet ndërgjegjësimi lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë ditë shënohet e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetareve e cila është një e drejtë e veçantë themelore.

Аgjencia më datë 26 janar 2024, në bashkëpunim me Qendrën për Kërkime Ligjore dhe Analiza, Delegacionin e Bashkimit Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shoqatës Maqedonase të Juristëve të Rinj organizuan ngjarje për shënimin e Ditës Evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale nën titullin ,,Forcimi i gjyqësorit dhe mbrojtja e të rinjve në epokën digjitale”.

Ngjarjen e hapi ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, David Geer dhe theksoi se qëllimi i kësaj dite është ngritja e vetëdijes për sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale dhe informimi i qethtarëve për të drejtat e tyre dhe si ti perdorin të njëjtat. Në lidhje me Raportin e BE-së për progresin e vendit ai theksoi se është vërejtur progres i mirë në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, por theksoi si pengesë daljen e vazhdueshme të stafit profesional nga Agjencia që punon në zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Drejtori i Agjencisë Imer Aliu, me rastin e kësaj ngjarje në fjalimin e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite si dhe përkujtoi problemin e legjislacionit lidhur me harmonizimin e qindra ligjeve me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe theksoi forcimin e kapaciteteve të gjyqësorit dhe prokurorëve publik në lidhje me të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale. Drejtori, ndër të tjera, informoi se Agjencia është duke punuar në hartimin e strategjisë së re në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në të cilën do të parashikohen dhe sfidat që i sjellë shoqëria e digjitalizuar.

Gjithashtu tha se të gjithë ne së bashku si individë, përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile dhe avokatë, duhet të sillemi më me përgjegjësi dhe të ndërtojmë kulturë të mbrojtjes së privatësisë në përputhje me legjislacionin dhe vlerat e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian.Duke ngritur vetëdijen për mbrojtjen e të dhënave personale, ne mund të krijojmë një mjedis më të sigurt digjital për të gjithë.

Në pjesën tjetër të ngjarjes u diskutua për sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale në epokën digjitale dhe forcimin e gjyqësorit. Ndërkohë, sesioni i fundit ju përkushtua të rinjve në botën digjitale si dhe qëndrimeve të tyre lidhur me faktin se a janë dhe sa janë të ndërgjegjshëm të rinjtë për të drejtat e tyre.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes Agjencisë për Mbrojtjen e të dhënave […]

    Lexo më shumë
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë