Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), organizuan event në të cilën u promovuan tre video materiale edukative të krijuara për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë në jetën e përditshme.
Më 28 janar 1981, në Strasburg filloi procesi i nënshkrimit të Konventës 108 të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale. Kjo konventë përfaqëson dokumentin e parë ligjërisht të detyrueshëm ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe si e tillë ka hedhur baza të forta në zhvillimin e kësaj fushe në Evropë. Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare aktive e Këshillit të Evropës, është nënshkruese e kësaj konvente, e cila konfirmon përkushtimin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të privatësisë.
Sot, më 28 janar 2025, në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, edhe një herë përkujtojmë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave tona personale në epokën digjitale. Dita Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u krijua me qëllim të ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe për të theksuar rëndësinë e së drejtës së privatësisë për të gjithë qytetarët. Kjo ditë na shërben gjithashtu edhe si kujtesë për përgjegjësinë që mbajmë si institucione dhe si individë në sigurimin e këtyre të drejtave themelore.
Për nder të Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, ju prezantojmë disa video informuese që do t’ju ndihmojnë të mbroni të dhënat tuaja personale dhe të kuptoni të drejtat që keni si qytetar. Shikoni videot tona për të mësuar se si të mbroheni nga kërcënimet në internet, si të menaxhoni të dhënat tuaja dhe çfarë të bëni në rast të cenimit të mbrojtjes së të dhënave personale.
Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Mr.Elena […]
Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. […]
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republika e […]
