Published On: July 22, 2022Categories: Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me mbështetjen e Twinning projektit të BE-së „Mbështetje në zbatimin e kornizës ligjore të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale”, në datat 20 dhe 21 korrik 2022, organizoi sesionin e nëntë të trajnimeve për mbrojtjen e të dhënave personale me temë „Zyrtari (oficeri) për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe „Video mbikëqyrja”.

Në ditën e parë të trajnimit u përfshinë detyrimet e kontrolluesve dhe përpunuesve për caktimin e zyrtarit të mbrojtjes së të dhënave personale (ZMDHP), pozita ZMDHP dhe detyrimet e ZMDHP . Në ditën e dytë të trajnimit u përfshinë video mbikëqyrja, përjashtimet e kryerjes së video mbikëqyrjes për aktivitetet në shtëpi, qëllimi i video mbikëqyrjes, vlerësimi i domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit të video mbikëqyrjes, njoftimi për video mbikëqyrje, masat teknike dhe organizative, afati i ruajtjes së regjistrimeve, angazhimi i përpunuesit, vlerësimi periodik i video-mbikëqyrjes së instaluar, shfrytëzuesit e të dhënave personale nga video mbikëqyrja si dhe video-mbikëqyrja në vendin e punës.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë