Published On: December 5, 2023Categories: Lajme, Lajme

Përfaqësues të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale janë pjesmarrës në punëtorinë rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale në vendet e Ballkanit Perëndimor. Organizator i punëtorisë është Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ). Në punëtori pjesmarrës janë përfaqësuesit e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ekspertë nga Kroacia. Përfaqësuesit e autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në ditën e parë të punëtorsë shkëmbyen përvoja mbi sfidat dhe përfitimet e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Më tej u diskutua dhe për vlerësimin e ndikimit mbi të dhënat personale gjatë transferimit të të dhënave personale në vende të tjera dhe përpunimit të kategorive të veçanta të të dhënave personale. Në ditën e dytë të punëtorisë do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal për mbrojtjen e të dhënave personale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë
  • Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]

    Lexo më shumë