Published On: May 20, 2024Categories: Lajme, Lajme

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me ndihmën e ekspertëve nga Komisioni Evropian përmes instrumentit TAEKS, mbajti punëtori treditore në periudhën prej 15 deri më 17 maj 2024 në Shkup. Në punëtori, ekspertë nga Sllovenia dhe Finlanda, së bashku me Agjencinë dhe përfaqësues nga sektori publik dhe privat, punuan në zhvillimin e Strategjisë së re për zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për periudhën 2024-2030, duke përfshirë plan aksional me indikator për matjen e rezultateve.

Gjatë dy ditëve të para të punëtorisë, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat me të cilat përballen në punën e tyre të përditshme në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale. Gjithashtu u diskutua për qëllimet e propozuara strategjike dhe prioritetin e tyre për aktivitetet, indikatorët dhe afatin kohor për realizimin e synimeve strategjike të strategjisë së re.

Në ditën e fundit të punëtorisë, Agjencia dhe ekspertët përmblodhën rezultatet dhe kontributet e dhëna nga pjesëmarrësit dhe paraprakisht përcaktuan qëllimet e reja strategjike, indikatorët dhe propozimet për misionin dhe vizionin e ri të Agjencisë.

Aktivitetet për strategjinë e re do të vazhdojnë në tetor 2024, ku do të realizohet edhe një mision tjetër ekspertësh i TAEKS-it, me ç’rast drafti i Strategjisë do të publikohet në faqen e internetit të Agjencisë për komentim publik.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë
  • Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]

    Lexo më shumë