Published On: March 30, 2026Categories: Lajme, Lajme

Drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Nakil Fetai, mori pjesë në Kongresin e V-të Ndërkombëtar të Avokatëve, i cili u mbajt në Bled, Slloveni, në organizim të KEC Group, nga 25 deri më 28 mars 2026.
Kongresi grumbulloi ekspertë kryesorë në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe teknologjive ligjore, me fokus në sfidat aktuale lidhur me zbatimin e GDPR-së dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.
Drejtori Fetai ishte pjesë e panelit diskutues me temë „Inteligjenca Artificiale – çfarë na pret?“, ku së bashku me ekspertë rajonalë dhe evropianë u diskutua për kuadrin ligjor dhe aspektet praktike të zbatimit të inteligjencës artificiale.
Paneli ofroi shkëmbim përvojash dhe praktika të mira, me një fokus të veçantë në harmonizimin e legjislacionit në rajon dhe rolin e institucioneve në sigurimin e mbrojtjes së të dhënave personale në epokën e AI.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale informon publikun se […]

    Lexo më shumë
  • Në organizim të Agjencisë u mbajt Takimi i Tetë i […]

    Lexo më shumë
  • Gjatë periudhës 04–09 maj, drejtori Nakil Fetai mori pjesë në […]

    Lexo më shumë