Published On: February 16, 2024Categories: Lajme, Lajme

Me datë 16.02.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale realizoi supervizion të jashtëzakonshëm sipas detyrës zyrtare mbi ligjshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në lidhje me Vendimin për pagesën e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 nr. 14-1501/4 të datës 13.02.2024, botuar në ,,Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 39/24 39/24.

Për realizimin e supervizionit të jashtëzakonshëm është përpiluar Procesverbal dhe është miratuar Aktvendim me të cilin përcaktohet që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me publikimin e numrave amë të qytetarëve, numrat e llogarive të transaksionit dhe emrat e bankave të gjithsej 519 aplikantëve në Vendimin për pagesën e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 nr.14-1501/4 të datës 13 shkurt 2024, botuar në ,,Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 14-1501/4 të datës 13.02.2024, botuar në ,,Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 39/24 39/24 veproi në kundërshtim me parimet ,,ligjshmëri, drejtësi dhe transparencë”, ,,kufizim i qëllimeve”, ,,vëllim minimal i të dhënave” dhe ,,integriteti dhe besueshmëri”, duke lejuar që numrat amë të personave (aplikantëve) të jenë pa nevojë të dukshëm, me çka janë shkelur dispozitat e nenit 9 paragrafi (1) alinetë 1, 2, 3 dhe 6, nenin 10 dhe nenin 83 paragrafi (6) të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Me Aktvendimin e Agjencisë, urdhërohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të ndryshojë Vendimin për pagesën e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 nr. 14-1501/4 të datës 13 shkurt 2024, gjatë së cilës do të fshihen numrat amë të qytetarëve, llogaritë e transaksionit dhe emrat e bankave të 519 aplikantëve.

Gjithashtu obligohet Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga dita e pranimit të Aktvendimit të Agjencisë ta tërheqë Vendimin për pagesën e mjeteve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 nr. 14-1501/4 të datës 13.02.2024 i cili është publikuar në ,,Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” 39/24, sipas dispozitave të nenit 5 paragrafi 3 të Ligjit për publikimin e ligjeve dhe dispozitave dhe akteve tjera në ,,Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” (,,Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 56/99 dhe 43/02 dhe ,,Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 21/21) dhe obligohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprimet dhe aktivitetet e ndërmarra sipas Aktvendimit, në afat prej 5 (pesë) ditësh pas skadimit të afatit, ta njoftojë me shkrim Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të dorëzojë me shkrim dëshmi për veprimet e ndërmarra.

Lajme të ngjashme

Shikoni të gjitha
  • Më datë 05.06.2024, Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale […]

    Lexo më shumë
  • Autoritetet mbikëqyrëse për mbrojtjen e të dhënave personale të Maqedonisë […]

    Lexo më shumë
  • Me ftesë të Agjencisë Kroate për Mbrojtjen e të Dhënave […]

    Lexo më shumë